INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, e dimë që “shkulni” flokët për të, por do të dashuroheni me projektin e fundit të Ylli Limanit! [FOTO]

Goca, e dimë që “shkulni” flokët për të, por do të dashuroheni me projektin e fundit të Ylli Limanit! [FOTO]

Publikuar më: 14:35 25-09-2019

Ylli Limani është padyshim një prej këngëtarëve më të talentuar por dhe më të dashur për publikun shqiptar, e sidomos për vajzat. Është e pamundur të mos keni rënë në dashuri me të paktën një prej baladave të tij. Me siguri të gjithë jeni prekur nga këngët e tij “Najher”, “A ja ka vlejt”, “Harrom”, “Nuk po kalojka” etj, ku të gjitha flasin për vuajtjen nga një dashuri.

Balada ritmike e Ylli, ‘Nuk po kaloja’ tani pritet të vijë edhe në versionin acoustic, detaje për të cilat këngëtari ende nuk i ka bërë të ditura.

Kënga u publiku në korrik të këtij viti, dhe deri më tani numëron 6 milion klikime në kanalin. Ky projekt muzikor u punua nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, dhe përgjatë gjithë këngës mund të vërehet puna tipike e dy artistëve të mirënjohur shqiptar.

“Versioni akustik i një prej këngëve të mia të pëlqyera, vjen së shpejti” , ka shkruar Ylli sipër videos ku solli një pjesë të këtij versioni.

LAN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0087859630584717
array(1) { ["section"]=> string(106) "goca-e-dime-qe-shkulni-floket-per-te-por-do-te-dashuroheni-me-projektin-e-fundit-te-ylli-limanit-fo-102425" }