INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata vendos masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryebashkiakun e Lezhës

Gjykata vendos masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për kryebashkiakun e Lezhës

Publikuar më: 14:22 19-03-2018

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj do te lere qeline e burgut. Gjykata e Lezhes ka caktuar sot masen e sigurise “arrest shtepie” per te, duke rrezuar masen e pare ate te arrestit me burg.

Ai dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat dolen sot para gjyqit per rivlerësimin e masës së sigurisë.

Burime per “Panorama” bejne me dije se e njejta mase eshte dhene edhe per 11 zyrtare e tjere te vene ne pranga me buje pak dite me pare.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë qe u arrestuan të premten me masë sigurie “arrest me burg”. Ata mberriten nen masa te shtuara sigurie ne gjykate kete paradite per t’u njohur me rivleresimin e mases.
Nderkohe qe 11 zyrtare të tjerë janë ende në kërkim. Kujtojme se milatante te PD-se kane protestuar para bashkise per lirimin e tij, duke e konsideruar kete nje veper politike.

Lista e zyrtarëve

Fran Frrokaj Kryetar i Bashkisë,

Enver Hafizi Nënkryetar i Bashkisë,
Gjelina Bacaj – Pergjegjese e Kadastres ne drejtorine e bujqesise bashkia lezhe
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Jakaj – Jurist te Hipoteka
Gjok Noka Kryetar i Qarkut Lezhe

 

Article Logic
Execution time: 0.0060009956359863