INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata, udhër për Chris Brown

Gjykata, udhër për Chris Brown

Publikuar më: 15:58 17-03-2016

Gjykata urdhëron Chris Brown që të qëndrojë larg gruas që u fut pa leje në pronën e tij pasi pretendoi se ai e ngacmonte atë online.

Chris Brown është urdhëruar nga një gjyqtar të qëndrojë larg gruas që më parë ishte arrestuar pasi ishte futur pa leje në shtëpinë e tij. Këngëtari 26 vjeçar, është urdhëruar të qëndrojë 100 metra larg nga Danielle Patti, pasi gjykata pranoi kërkesën e saj për një urdhër të përkohshëm ndalimi, sipas një artikulli të së mërkurës nga TMZ. Patti në peticionin e saj pretendon se Brown në mënyrë të përsëritur e ka ngacmuar atë në median sociale, përfshirë edhe postime me kërcënim me vdekje.


Ishte raportuar me parë që Patti ishte arrestuar në dhjetor për hyrje pa leje pasi ishte futur në pronën e Brown dhe kishte refuzuar të largohej. Patti, në dokumentat gjyqësore, përshkruajti një skenar tjetër dhe pretendoi se ajo ishte përpjekur të largohej,  por automjeti i saj ishte bllokuar. Ajo pretendoi se prokurorët kishin refuzuar të ndiqnin akuzën për hyrje pa leje dhe  gjithashtu deklaroi se  po shoqërohej me Brown në kohën e incidentit. Një seancë dëgjimi  është parashikuar nga Gjykata për më vonë gjatë këtij muaji.

Article Logic
Execution time: 0.0037221908569336