INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata lë në burg të dyshuarin për vjedhjen e bankës në Vlorë

Gjykata lë në burg të dyshuarin për vjedhjen e bankës në Vlorë

Publikuar më: 12:35 12-08-2016

“Arrest në burg” është caktuar si masë sigurie nga gjykata e Vlorës për shtetasin Kostandinos Shakaj, i dyshuari kryesor për vjedhjen e bankës së nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më 11 korrik 2016. Vendimi është dhënë me kërkesë të prokurorisë.


Sipas njoftimit nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se më datë 11.07.2016 rreth orës 14:00 në qytetin e Vlorës një person i maskuar dhe i dyshuar si i pajisur me armë zjarri pistoletë ka hyrë në ambientet e brendshme të degës së bankës xxx, ku ka vjedhur një sasi të konsiderueshme parash në monedha lek dhe euro. Gjatë kësaj kohë një person tjetër me armë zjarri automatikë ka qëndruar jashtë bankës tek dera hyrëse e saj dhe ka kanosur dhe penguar rojet që të kryenin detyrën.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271