INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata Kushtetuese do çojë në Venecia ligjin e Vettingut

Gjykata Kushtetuese do çojë në Venecia ligjin e Vettingut

Publikuar më: 13:30 25-10-2016

Pas dërgimit të Ligjit të Vettingut nga PD në Gjykatën Kushtetuese me qëllim pezullimin dhe shpalljen antikushtetuese të tij, Kushetuesja ka dhënë vendimin paraprak.
Vendimi  që është dhënë në dhomën e këshillimit pezullon dhe ngrin ligjin.
Mësohet se në vjim do të shqyrtohet edhe kërkesa e dytë e PD, ajo për kushtetutshmërinë e ligjit.  

Pas marrjes së vendimit për pezullimin e Vettingut, Gjykata Kushtetuese pritet t'i drejtohet Komisionit të Venecias, për të marrë një opinion përfundimtar, lidhur me këtë ligj.

Ligji i Vettingurt u miratua vetëm me votat e mazhorancës seancën e posaçme të 30 gushtit, ndërsa u kalua në heshtje nga Presidenti Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0039980411529541