INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata jep vendimin, 153 vite burg për “Bandën e Babagjyshave”

Gjykata jep vendimin, 153 vite burg për “Bandën e Babagjyshave”

Publikuar më: 18:20 13-10-2016

Në seancën e fundit të zhvilluar, për “Bandën e Babagjyshave” që vodhi argjendarinë në një nga qendrat tregtare në vitin 2013, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin. Plot 153 vite burg për gjashtë anëtarët, të cilët, të maskuar si babagjyshë të Krishtlindjeve, kanë kryer veprën penale.

Sipas vendimit, Agustin Sula dënohet me 35 vjet burg, por për shkak se ka bashkëpunuar me drejtësinë, i ulet në 6 vjet.

Edhe kreu i kësaj bande, Ilir Kupa, i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi, dënohet me 35 vjet burg, dhe i ulet dënimi në 23 vjet e katër muaj, për shkak të procesit të shkurtuar.

DENIMET

Agustin Sula       35 vjet; i ulet në 6 vjet

Ilir Kupa            35 vjet; i ulet në 23 vjet 4 muaj

Enea Qeruishi    24 vjet; i ulet në 16 vjet

Hajdar Sefa         22 vjet; i ulet në 14 vjet 8 muaj

Mark Shpendi    24 vjet; i ulet në 16 vjet

Edmond Selala  13 vjet; i ulet në  8 vjet e 8 muaj

Article Logic
Execution time: 0.0053679943084717