INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Apelit konfirmon mandatin e kryebashkiakes së re të Durrësit

Gjykata e Apelit konfirmon mandatin e kryebashkiakes së re të Durrësit

Publikuar më: 14:16 30-07-2019

Ditën e sotme Gjykata e Apelit të Durrësit ka marrë sot vendimin për mandatin e Kryebashkiakes së re të Durrësit, Valbona Sakos, duke rrëzuar vendimin e GJykatës së Durrësit.

Kujtojmë se Sako fitoi nën siglën e Partisë Socialiste  në zgjedhjet e 30 qershorit, por gjykatësja e shkallës së parë, Mimoza Margjeka e konsideroi procesin zgjedhor nul, me pretendimin se  Bindja Demokratike e Astrit Patozit ishte regjistruar me vonesë.

Por vetëm dy ditë pasi gjykatësja Margjeka nuk i dha mandatin, kolegu i saj, Shpëtim Reka, me një vendim tjetër të shkallës së parë njohu mandatin e Sakos. Herën e dytë, kërkesa për njohjen e mandatit të Sakos u bë nga Partia Socialiste dhe ishte firmosur nga kryetar i PS, njëherazi edhe kryeministër i vendit Edi Rama.

Megjithëse gjykata herën e dytë ia njohu mandatin, Sako u shpreh se do ta ankimonte vendimin e Margjekës, ndaj sot e pyetur për dy vendimet e kundërta për mandatin e saj nga Gjykata e Durrësit, Sako u shpreh: “Uroj që të mos ketë më vendime të padrejta nga Gjykatat as për  Valbonën e as për qytetarët shqiptarë.  Gjykata e Durrësit dha vetëm një vendim të formës së prerë, tjetri ishte një vendim i padrejtë dhe që u prish nga Apeli”.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221