INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjuajtja e topit me kokë: Kujdes fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 19:04 14-02-2017

Studiuesit japin alarmin për rrezikun që u kanoset fëmijëve që luajnë futbooll nga gjuajtja e topit me kokë. Ata paralajmërojnë prindërit që të mos i lejojnë te vegjlit që të bëjnë më shumë se 5 gjuajtje me kokë gjatë një ndeshje, për të mos rrezikuar që ata të pësojnë sulm në tru. Studiuesit u kërkuan 19 futbollistëve të godisnin 20 herë me kokë një top, duke realizuar goditje të fuqishme këndi. Ata janë testuar para dhe pas këtij veprimi dhe shkencëtarët gjetën se performanca e tyre, e kujtesës u zvogëlua midis 41 dhe 67 për qind . Por ajo u rikthye në normalitet brenda 24 orëve. Gjatë studimit të ndërmarrë këtë muaj, studiuesit në SHBA kanë gjetur se lojtarët të cilët qëlluan topin me kokë shumë herë kishin tre herë më shumë mundësi të vuajnë nga simptoma të goditjes - të cilat përfshijnë dhimbje koke, vjellje dhe konfuzion - se ata që nuk bënë goditje më kokë. Sipas Doktor Nikolas Davies, që është konsulent për neurologji në Spitalin e Mbretëreshës Elisabetë në UK “në qoftë se ky lojtar merr një goditje të dytë në kokë që i shkakton konfuzion , atëherë ajo mund ti shkaktojë dëme më serioze”

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553