INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjosha: Gati të bashkëpunojmë me opozitën, të zhbllokojmë Vetingun [VIDEO]

Publikuar më: 17:03 29-11-2016

Klajda Gjosha:
“Në procesin e integrimit është e pamundur të vendosim data”.
Kështu deklaroi Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, një ditë pas takimit që Kryeministri Rama zhvilloi me Kancelaren Gjermane Angela Merkel. Gjosha tha se qeveria shqiptare ka marrë një mbështetje të rëndësishme për procesin e hapjes së negociatave nga Berlini. Por ndërkohë qeveria e majtë e ka të qartë se kur do të jetë momenti që shqipëria të çelë negociatat me BE.
Klajda Gjosha
“Hapja e negociatave varet nga zhbllokimi i Vetingut”.
Për këtë qëllim mazhoranca është e hapur të bashkëpunojë me opozitën por edhe të gjithë institucionet e tjera për të vënë në jetë procesin e vetingut.
Klajda Gjosha:
“Vetingu është një kusht dhe ne jemi të gatshëm të bisedojmë me opozitën dhe gjithë institucionet për ta vënë në zbatim”.
Por a janë zgjedhjet një kusht për hapjen e negociatave? Klajda Gjosha ka këtë përgjigje.
Klajda Gjosha:
“Zgjedhjet nuk janë kusht por janë një kriter”.
Gjosha tha se për shqipërinë pritet të ketë një raport të ndërmjetëm për procesin e integrimit. Por Raporti tha ajo do të jetë në momentin që të nisë zbatimi i ligjit të Vetingut.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109