INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gjithmonë më ruan shpinën!’ Era Istrefi zbulon njeriun që zëvendësoi Faton Shoshin dhe qenka ky person i afërm i Butrint Imerit [FOTO]

‘Gjithmonë më ruan shpinën!’ Era Istrefi zbulon njeriun që zëvendësoi Faton Shoshin dhe qenka ky person i afërm i Butrint Imerit [FOTO]

Publikuar më: 19:37 17-06-2019

Siç dihet nga shumë tashmë, Era Istrefi u bë e njohur në 2016-ën kur pushtoi botën me “Bon Bon”.

Asokohe Era kishte pas vetes menaxherin dhe ish- partnerin, Faton Shoshi.

Ata e shkëputën marrëdhënien si personale ashtu edhe profesionale më vonë në 2017-ën.

Këtë e konfirmoi vetë menaxheri i label-it “Nesër” që përveç Erës menaxhon edhe Ledrin.

Shoshi u shpreh se arsyeja e ndarjes ishin mosmarrëveshjet në lidhje me karrierën e Erës jashtë vendit, pas nënshkrimit të kontratës me “Ultra Music”.

Por, që atëherë nuk është zbuluar se cili ka qenë personi që e ka zëvendësuar Fatonin, duke qëndruar pas Erës në çdo hap të rëndësishëm të karrierës. Muzika, sidomos në Shtetet e Bashkuara, vështirë të bëhet vetëm.

59416-640-0-5a0daae98d241.jpg

Pak më parë, Era e zbuloi përmes një postimi në Instagram ku e falenderon publikisht njeriun që i ruan shpinën.

Ai është avokati shqiptar Besnik Berisha.

“Shumë faleminderit avokatit më të mirë ose siç e thërrasin “Goat”, që më ruan shpinën gjithmonë. Nuk mund të të falenderoj kurrë sa duhet.”

Screenshot_20190614-223319-512x1024.jpg

Por për të gjithë ju që nuk e dini z.Besnik është daja i këngëtarit shqiptar, Butrint Imeri. Këtë e kanë treguar edhe vetë dyshja në një postim të bërë nga avokati i njohur.

31eb2f68-a6e8-4b4d-9deb-8840d141b9d7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943