INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithçka për reformën në drejtësi minutë pas minute [FOTO]

Gjithçka për reformën në drejtësi minutë pas minute [FOTO]

Publikuar më: 10:55 21-07-2016

Ligji themeltar i Shtetit do të hidhet në votim këtë të enjte në Kuvend, në kuadër të reformës në drejtësi.

00:45

Kuvendi miraton me 140 vota pro reformën në drejtësi.

23:20

140 deputetët dhe ambasadorët futen në Kuvend, pritet të miratohet reforma. 

22:30

Burimet nga Partia Demokratike: Nuk ka asnjë problem deri tani, anëtarët e komisionit po lexojnë draftin.

20:55

Trupi diplomatik mbërrin në Kuvend.

20:50

Burime të intv.al bëjnë me dije se kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve votë unanime.

20:45

Komisioni i reformës sapo ka filluar mbledhjen, pritet të hartohet drafti final i reformës në drejtësi.

19:50

Formula e re për KLGJ dhe KLP që bëri bashkë palët

Formula për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj dhe KLP parashikon vetingun përmes ONM të gjithë anëtarëve të KLGj dhe KLP, gjithashtu parashikon edhe hedhjen e shortit në rast se gjatë dy raundeve të para të votimit, Parlamenti nuk i zgjedh dot anetarët e këtyre dy trupave.Por në Komision Ad Hoc, lista prej 5 anëtarësh miratohet me konsensusin e opozitës.Kandidaturat janë të lira dhe nuk propozohen nga Dhoma e avokatisë, noterisë, Në Komision lista miratohet me 4 vota, pra me konsensus, sepse komisioni perbehet 3 nga shumica dhe 2 pakica.

19:40

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar demokrat  në selinë blu

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar ish-kryeministri Berisha dha një deklaratë për shtypi ku theksoi kontributin e demokratëve për moskapjen e sistemit.

Berisha: PD arriti objektivat e përcaktuara që në fillin të pabazuara në moskapjen e sistemin, në parimin e respektimit të drejtave të njeriut, në parimin e sistemin gjyqësor. Në çdo betejë që është zhvilluar PD ka qenë në këto pozicione. Ndërkohë që Rama e shihte veten se si do të jetë të kryegjykatës, kryeprokuror. Xhafa i drogës e shikonte veten si superministër që i fuste nën sqetull të gjitha institucionet përveç Edi Ramës.

Sokol Sadushi, një civilist i zoti, por donte një gjykatë Administrative ku të ishte kryetar që ai të shkëlqentë në majë të saj”, tha Berisha.

19:30

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendos për të votuar pro reformës në drejtësi, porosi e Bashës kjo. 

19:20

Seanca plenare pritet të fillojë në orën 21:00

Tani mblidhet komisioni i reformës në drejtësi ku do të hartohet drafti final i cili do i përcillet seancës plenare për votim. Ndërkohë grupi i PD vijon ende mbledhjen e grupit parlamentar. 

18:40

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama përshëndesin marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi.

“Falenderoj Kryeministrin z. Rama, Kryetarin e PD-së z. Lulzim Basha dhe ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin. Marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Tashmë të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend”, theksohet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

18:30

Arrihet marrëveshja,  drafti do të kalojë në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi.

Lulzim Basha ka pranuar propozimin e ri të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Burime nga PD konfirmojnë se marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet që drafti t’i kalojë Kuvendit për miratim. 

17:20

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn u ka dërguar nga një letër tre liderve të politikës shqiptare, Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.
Në letrën e nisur për kryetarët e partive më të rëndësishme në vend mësohet se Hahn është shprehur i surprizuar për keq në lidhje me zhvillimet e natës së djeshme,ndërsa kërkon miratimin e reformës.

17:10

Burime të In Tv bëjnë me dije se palët politike janë shumë pranë firmosjes së marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë në përfundim të takimit mes tre lidërve politik Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha si dhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vllahutin, kreu i demokratëve ka dhënë një deklaratë të shkurtër.
“ Jemi në negociata”, me një buzëqeshje në fytyrë.

16: 35
Eurodeputeti në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein publikon lajmin se tashmë dy kampet politike kanë në tryezë një propozim të ri. Fleckenstein i kërkon klasës politike shqiptare që të votojë me konsensus reformën në drejtësi.
“# Albania: Tani propozimin e fundit në tryezë. Këshilla ime: Fundi i diskutimeve, votojeni”!

16:00
Edi Rama:
Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në facebook ka shprehur sërisht bindjen e tij se ka vetëm një rrugë për reformën në drejtësi, votimi i saj në Parlament.
“Opinioni ynë është po ai i njëjti prej kohësh: Çdo gjë për konsensusin dhe Reforma në Drejtësi o do votohet o do votohet”!

15:11
Kryeparlamentari Ilir Meta ka biseduar me Eurodeputetin Knut Fleckenstein. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat thuhet se kryeparlamentari ka informuar eurodeputetin mbi ecurinë e deritanishme mbi çështjen e reformës në drejtësi. Zyra e Kuvendit thotë se Meta ka shprehur bindjen e tij për një zgjidhje konsensuale.

15:10
Përfundon mbledhja e Grupit e PD, ku është diskutuar mbi projektin e ri të porpozuar nga SHBA dhe BE. Mësohet se Basha ka njohur deputetët me formulën e re të propozuar nga ndërkombëtarët, ndërsa ka lajmëruar se vijojnë ende negociatat mes palëve.

14:20:
Kryeministri Edi Rama: i gatshëm që të pranjë çdo propozim të ndërkombëtarëve
14:10  
Ambasadoërt Lu e Vllahutin kanë hedhur në tryezë një propozim të ri për kompromis, për reformën në drejtësi i cili mësohet se është rpanuar hnga Partia Demokratike.
Mësohet se Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka arritur që të bie dakort me propozimin e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për miratimin e reformës në Drejtësi.
14:00
Ndërkohë LSI jep garancinë se vota e saj do të jetë PRO reformës në drejtësi, pavarësisht nëse arrihet kompromisi politik.

13:10
Sali Berisha
“E veshëgjatët e Shën Gjergjit e dinë kush po e bllokon reformën, mendoj se nuk ka asnjë shkak për të mos e votuar. Nuk parashikoj se çfarë draft do vijë. Çdo negociatë konfidenciale është në linjën e mirëbesimit, po pala tjetër thotë jo. Mohon marrëveshje e gentelmen. Për fat të mirë Ministri i Drejtësisë është i besueshëm. Dëshmitar i 100% i besueshëm është Ylli Manjani, që s’do t’i lejonte vetes kurrë të dilte në krah të Bylykbashit dhe të pohonte se negociatori i z.Rama është dakord. Një rilindës më ka dërguar sot një mesazh. Unë po them çfarë thotë socialisti. Fakti që ai po sillet dhe po bën gjithçka për të mos u votuar kjo reformë, tregon që ai ka skemë tjetër. Rama është i dëshpëruar dhe s’ka nerva për negociata, është i dështuar. Koha po vjen për të dalë e vërteta duan të axhustojnë qëndrimet madje i ka ndodhur dhe ambasadorit, po s’kjo është e pashmangshme. E vërteta është që Basha s’ka lëvizur asnjë presje. Unë s’përfaqësoj Ambasadën Amerikane, që të flas për opinione të tyre. Asnjë nga deputetët e PD s’kanë thënë se nuk e votojnë. Tezën e dorëheqjes e ka nisur Basha dhe po e vijon Meta, unë jam dakort që të përgatitet një qeveri e re dhe të mbahen zgjedhje të reja”.


13:07
Ben Blushi:
“Do ta votoj reformën me çdo kusht, mirë do ishte të miratohej me 140 vota. Por klasa politike gjen marrëveshje për të mos e votuar atë. Tani shkoni kapni Saliu se doli”.


13:05
Kryeministri Edi Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit dhe i bashkohet tryezës së dioalogut.

12:58
Kryeministri Edi Rama për 60 minuta ka qëndruar në sallën e Kuvendit, ku dhe mungonte aleati i tij në qeveri Ilir Meta, i cili po negocionte me kreun e demokratëve Lulzim Basha. Ndërkohë pas 1 ore Kryeministri Rama ka takuar depuetetë socialiste, ndërsa më pas ka lënë sallën e Parlamentit në këmbë i shoqëruar nga deputeti socialist Eduart Shalsi.

12:00
Kryeparlamentari Ilir Meta si dhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ndodhen dy amabsadorët Lu e Vllahutin.
11:57
Kryeministri Edi Rama ka lënë zyrën e tij në selinë qeveritare dhe është nisur për në sallën e seancave plenare. Gjatë qëndrimit të tij në Kuvend, Edi Rama ëhstë takuar me deputetët socialist dhe kryetarin e grupit kuvendor Gramoz Ruçi.

11:45
Lulzim Basha mbërritur në godinën e Parlamentit Shqiptar. Ai është shoqëruar nga eksperti, njëkohësisht negociator për reformën në drejtësi, i Partisë Semokratike Oerd Bylykbashi, ku pritet të takohet me Kryeparlamentarin Ilir Meta.

11:35
Eduard Selami:
“Janë për tu ardhur keq. Po ju siguroj se askush nuk do i mohoi popullit shqiptar reformën në drejtësi. Nuk ka kthim mbrapa. Kushdo që më dashje apo pa dashje do ta bllokojë këtë reformë nuk do ia arrijë. Sot është ditë historike. Unë dhe grupi i partisë demokratike do ta votojmë sot reformën”.

11:33

Ndërpritet senaca Parlamentare nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Kryeparlamentari tha se tashmë lidërit politik, sëbashku me ambasadorin e SHBA Donald Lu e ajo e BE Romana Vllahut që të arrihet dakortësia mes palëve.

11:28
Kryeministri Edi Rama largohet nga senaca plenare, ndërkohë që në kuvend po fliste kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili këmbëngul që reforma në drejtësi të miratohet me konsensus. Për këtë ai kërkoi që të rifillojnë negociatat.

11:20
Ilir Meta:11:20
Ilir Meta:
S’duhet të mbyllet seanca pa u miratuar, s’fillojme dot në mënyrë solemne. Ti japim fund fjalëve kush e do e kush se do reformën. Basha të sqarojë pozicionin e tij me SHBA. Negociatorët të vazhdojnë punën dhe menjëherë pas kësaj të mblidhet komisioni parlamentar. Askush nuk  më ka dhënë garanci se po të miratohet me 94 apo 95 vota kjo sjell efekte pozitive për integrimin. Siç e sqaruar me Hahn ta sqarojmë me Shtëpinë e Bardhë, me Departamentin e Drejtësisë. Unë vazhdimisht kam qënë i shqetësuar të jeni të sigurt që 20 votat e LSI janë pro. S’ka nevojë për debutetë patriot, por për konsensus patriotik. Ja kam bërë të qartë dhe Bashës dhe Berishës. U them qytetarëve amerikën të jenë të qetës se nuk do ketë probleme në Shqipëri. Më e rëndësishme është implementimi i saj jo të mblidhen ca vota këtej e ca andej, duhet konsensus i gjërë. Stabiliteti në vend duhet të jetë interesi ynë dhe i Amerikës që mos përfundojmë si Maqedonia. Jam i gatshëm që të pres deri sa të arrij garancinë. Do shkoj ti takoj me radhë nga Rama, Basha, Berisha dhe ambasadorët. S’duhet të votohet në mënyrë të njëanëshme. Reforma është për 30 vjet. Janë mbajtur takime duke nxjerrë fajtorë ti lëmë këto, e përmend dhe njëhërë se votat e LSI janë pro, ja kam premtuar BE dhe SHBA. Për një sherr në koridor Shqipëria morri nofkën kriminel. Jam dhe kreu i LSI ia kam thënë Lu që mos dëgjo lart e poshtë që Meta bën lojë asgjë s’është e vërtetë. Besoj tek përgjegjshmëria e Ramës dhe besoj dhe tek përgjegjshmëria e Bashë. Të sqarohen dhe bisedat me ndërkombëtaret, se SHBA do të forcojë stabilitetin në Shqipëri, ata dhe ne po luftojmë për një drejtësi të pavarur. Do ta votoj reformën dhe më pas do iki si kryetar i parlamentit nuk dua që ajo të votohet me mesazh dhe presione. Konsensusi është më i rëndësishëm se reforma. Më duhet të lëviz të bëj takime me palët politike dhe ndërkombëtare dhe ftoj zonjën Leskaj të drejtojë sencën”.

 

11:14
Fillon senaca Parlamentare, ku do të diskutohet reforma më e rëndësishme në këtë mandat qeverisës, reforma në drejtësi. Në seancën plenare ndodhet opozita. Në seancë është dhe trupi diplomatik.

11:10
Majlinda Bregu
Majlida Bregu është futur në sallën e kuvendit, ku pritet të votohet reforma në drejtësi.
“Më vjen keq të them por burrat po bëhen më keq se gratë e këqija. Kjo marrëveshje dhe kjo reformë sot duhet të votohet. PD ka marrë dje një vendim për të miratuar reformën në drejtësi. Kaq këtu ka mbaruar misioni ynë. Reforma në drejtësi duhet të votohet”.

11:00
Në seancën e Parlamentit kanë dalë fotot e para, ende pa u çel zyrtarisht mbledhja e Kuvendit.


10:50:
“Në seancën Plenare nuk ka mbërritur edne asnjë deputet i Partisë Demokratike”.
10:37
“Deklaratën e Delegacionit të BE:
 Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të githa çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”.
Kur pritet të mblidhet e Kuvendi për të miratuar reformën në drejtësi, më e rëndësishmja e këtij 10 vjeçari, palët politike janë kthyer në pikën zero për sa i përket negociatave. Marrëveshja konsensuale e arritur gjatë paradites së djeshme, u zhbë gjatë mbrëmjes.
10:28-
Seanca parlamentare e parashikuar për në orën 10:00 nuk ka filluar ende, pasi pritet të përfundojë Konferenca e Kryetarëve, e cila po zhvillon diskutime pa praninë e medias.
Ora 10:10
Ambasadorët Lu e Vlahutin mbërrijnë në Kuvend:
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Doland Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pritet të ndjekin nga afër seancën e sotme plenare ku do të diskutohet reforma në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0050041675567627