Reperit duket se po i ecën mirë biznesi i muzikës. Pas fejesës me Elita Rudin, Gjiko po përjeton sukses edhe në muzikë. Këtë e tregojnë edhe blerjet e fundit të tij. Vetë Gjiko ka publikuar imazhet në një port ku përballë tij shihet një jaht.
‘Lodra të reja për djemtë e mëdhenj’, ka shkruar reperi krah fotos.
Në një tjetër foto si në shaka ai thotë se e ka drejtuar kapitenin për t’ia dërguar atë në lavash.
Kohë më parë ai ishte në qendër të vëmendjes për sherrin online që ndodhi mes tij dhe dyshes Blunt dhe Real 1.










23 Oct 2025 





