Këngëtari i njohur Gjesti ka ndarë një mesazh emocional me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke u bërë një thirrje të sinqertë që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes. Përmes një postimi në InstaStory, artisti shprehet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që merr çdo ditë nga publiku, duke thënë se e kupton dëshirën e shumë fansave për ta takuar apo për të realizuar një fotografi me të.
Megjithatë, ai thekson se shtëpia është i vetmi vend ku arrin të shkëputet nga angazhimet, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësi.
