INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania si Shqipëria e alarmuar, ka punë po s’ka profesionistë[FOTO]

Gjermania si Shqipëria e alarmuar, ka punë po s’ka profesionistë[FOTO]

Publikuar më: 13:53 05-01-2019

Në Gjermani niveli i papunësisë ka arritur në 5% në dhjetor të vitit 2018. Ky është niveli më i ulët që prej ribashkimit. Viti në këtë shtet u mbyll me rritje të refugjatëve në tregun gjerman të punës.

Sipas të dhënave të qeverisë Gjermane numri i të papunëve ka rënë me 14.000 persona në një muaj. Në total numri i të papunëve ka rënë me 175 000 në një vit. Presidenti i federatës së sipërmarrjeve gjermane, Ingo Kramer tha se: “Në 1 milionë refugjatë që erdhën veçanërisht që prej vitit 2015, 400 000 prej tyre janë duke zhvilluar një trajnim ose kanë filluar punë”
Për shkak të mungesës së krahut të punës, veçanërisht i theksuar në disa sektorë si kujdesi ndaj personave të moshuar, krerët e sipërmarrjeve gjermane nuk rreshtin së kërkuari një politikë migracioni më të hapur. E në fakt këtë vit shteti Gjerman ka ndryshuar ligjin duke lejuar të punësohen më lehtësisht dhe persona nga vendet jo anëtare të BE-së.

gjermani.png

Article Logic
Execution time: 0.0078420639038086
array(1) { ["section"]=> string(74) "gjermania-si-shqiperia-e-alarmuar-ka-pune-po-s-ka-profesioniste-foto-83495" }