INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania lejon për herë të parë kthimin e fëmijëve të luftëtarëve të ISIS

Gjermania lejon për herë të parë kthimin e fëmijëve të luftëtarëve të ISIS

Publikuar më: 10:57 20-08-2019

Dorëzohen në konsullatën gjermane në Erbil katër fëmijë të luftëtarëve gjermanë të ISIS. Po ende 100 fëmijët e tjerë të xhihadistëve gjermanë vazhdojnë të jetojnë në Siri. Fëmijët kanë qenë të strehuar në kampin e refugjatëve Al-Hol në Siri.

"Dy prej fëmijëve gjermanë kanë qenë jetimë, derisa i treti një bebe 6 muajsh është i sëmurë. Nëna ka dhënë leje për dorëzim te autoritetet gjermane," tha Abdulkarim Omar, zyrtar për çështje të jashtme në administratën e drejtuar nga kurdët dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo është herë e parë që Gjermania lejon kthimin në atdhe të fëmijëve që u përkasin luftëtarëve të ISIS.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, u ka thënë gazetarëve në Berlin se ka qenë shumë “mirënjohës” që katër fëmijë nuk janë më në Siri.

“Ne do të vazhdojmë të punojnë që edhe fëmijë tjerë të largohen nga Siria. Ata janë kryesisht fëmijë të vegjël dhe jetesa e tyre atje nuk është as afër ideales. Fundja, ata nuk mund të mbahen përgjegjës për veprimet e prindërve të tyre”, ka thënë ai.

Gjermania është vendi i fundit Evropian që ka riatdhesuar fëmijët e lindur me prindër, pjesëtarë të ISIS-it.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607