INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani, arrestohet një i dyshuar tjetër për sulmin terrorist në Berlin

Gjermani, arrestohet një i dyshuar tjetër për sulmin terrorist në Berlin

Publikuar më: 10:34 29-12-2016

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një tunizian që mendohet se ishte i lidhur me Anis Amrin, personin që kreu sulmin vdekjeprurës në një treg Krishtlindjesh të Berlinit.

Prokurorët federalë thanë të mërkurën se 40-vjeçari është arrestuar pas një kërkimi në biznesin dhe banesën e tij. Zyrtarët thanë se numri i telefonit i personit në fjalë ishte gjetur në celularin e Anis Amrit.

"Hetimet tregojnë se tunizian mund të ketë qenë i lidhur me sulmin", tha prokurori federal në një deklaratë.

Prokurorët kanë kohë deri të enjten për të vendosur nëse kanë apo jo prova të mjaftueshme për të kërkuar një urdhër arresti zyrtar.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877