INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjërat që nuk duhet t’i thoni parukierit tuaj

Gjërat që nuk duhet t’i thoni parukierit tuaj

Publikuar më: 11:21 29-03-2016
Të gjithë ne shpenzojmë një pjesë të kohës sonë në parukeri.
Kujdesi ndaj pamjes së jashtme është  pjesë e jetës së secilit.Ja çfarë nuk duhet t’i thoni parukerit tuaj, kur vendosni të kaloni një pjesë të kohës suaj duke u marrë me pamjen e jashtme:
 
1. Do vonohem një orë
Pasi keni lënë takimin tuaj, për t’u rregulluar  mos abuzoni me sjelljen e mirë të parukierit tuaj, duke u vonuar. Ju ndoshta keni vite që e njihni, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë gjithmonë i mirëkuptueshëm me ju, pasi një vonesë ndikon në prishjen e orareve të tjera.
 
2. E ke problem të flas në telefon ndërkohë që ju merreni me mua?
Synimi kryesor i parukierit tuaj është t’iu nxjerrë sa më bukur dhe të ndiheni të lumtur me pamjen tuaj. Nëse ju merreni me telefonin, do e pengoni të përqendrohet te flokët tuaj. Qëndroni disa minuta pa telefon!
 
3. Kur do i ulësh çmimet?
Secili e ka të drejtën e tij të pyesë në lidhje me çmimet, por duke e pyetur vazhdimisht do e vini në siklet. Do ndihet sikur po ndikon keq në financat tuaja me çmimet që disponon.
 
4. A më shkon vërtet ky model?
Pasi keni vendosur për modelin e flokëve, në fund sërish dyshoni nëse ju shkon ky model. Kjo pyetje do e nervozojë atë, sepse ishit edhe ju që vendoset për ndryshimin.
 
5. A keni eksperiencë në këtë fushë?
Kjo pyetje do e ofendojë atë, sepse ju po vini në diskutim aftësinë e tij në punën që bën. Të dyshosh është diçka normale, por tregohuni më të matur kur dëshironi të bëni kështu pyetjesh.
 
 

Article Logic
Execution time: 0.0028340816497803