INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjeniu 5-vjeçar, aftësitë e tij në matematikë do t’ju habisin

Publikuar më: 13:55 14-04-2016

Ky vogëlush po cilësohet si gjeniu i matematikës, ai është në gjendje të bëjë llogaritje matematikore me numra shumëshifror brenda pak sekondash.

Në emisionin “Little Big Shots” ka magjepsur të gjithë duke dhuruar ‘spektakël llogaritjesh’. Së pari moderatori i ka kërkuar të luajn lojën e dyfishimit të shumës së numrave dhe ka ngelur gojë-hapur para 5-vjeçarit.

Pastaj, moderatori ka filluar të bëj pyetje në drejtim të tij për shumëzimin e numrave nga më të vogël deri tek ata shumëshifror duke ndjekur 5-vjeçarin me kalkulator e ky i fundit brenda pak sekondash përgjigjet saktë në secilen pyetje të tij.

Në fund, moderatori në një tabelë ka shkruar një numër 21-shifror dhe i ka kërkuar djaloshit t’a lexojë atë.

“A t’a them atë pa e shikuar”?, e ka pyetur djaloshi moderatorin.

“Më lejo të shpjegoj diçka, nëse e thua këtë numër pa e lexuar, ne jemi shumë të pasur” i’a ka kthyer ai me shaka.

“Unë mund t’a them pa e shikuar”, u shpreh 5-vjeçari gjeni.

Djaloshi ka vazhduar me leximin e shifrës marramendëse duke e bërë të gjithë sallën të ngritet në këmbë dhe të duartrokasin pa ndalur për të.

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166