INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet Sinead O'Connor pas alarmit të vetëvrasjes! [FOTO]

Gjendet Sinead O'Connor pas alarmit të vetëvrasjes! [FOTO]

Publikuar më: 11:08 17-05-2016

Është gjetur më në fund këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor, e cila ishte raportuar si e humbur prej dy ditësh.

Autoritetet e kanë gjetur në një hotel në Çikago dhe e kanë çuar menjëherë në spitalin më të afërt. Sinead nuk ishte parë që nga pasditja e së dielës në të cilën kishte dalë për shëtitje me biçikletë dhe nuk ishte kthyer më. Zhdukja e saj kishte shkaktuar frikë në radhët e policisë pasi artistja 49 vjeçare konsiderohej e prirur drejt vetëvrasjes pas mesazhit tronditës që publikoi në Facebook. Disa orë përpara se të shihej për herë të fundit O’Connor postoi një mesazh problematik ku shfaqte gjithë gjëndjen e rënduar pasi humbi kujdestarinë ligjore të djalit të saj Jake Reynolds. Çfarë shkaktoi alarmin ishte një citim ku Sinead shprehte se “ka të drejtën e lirisë ose vdekjes, dhe nëse nuk do ta arrinte të parën, do të kërkonte të dytën”. Fatmirësisht tragjedia është shmangur dhe gjithçka është mirë...tani për tani.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.002377986907959