INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një granatë e pashpërthyer në Manastir, i përket Luftës së Parë Botërore

Gjendet një granatë e pashpërthyer në Manastir, i përket Luftës së Parë Botërore

Publikuar më: 17:37 26-03-2017

Një granatë e pashpërthyer që i përket Luftës së Parë Botërore është gjetur në një shtëpizë në Manastir.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, shtetasi J.D. nga Manastiri dje në orën 16:05 ka paraqitur se në bunarin e kopshtit të tij në vendin “Bimbil Kamen” ka gjetur granatë 105mm, e cila daton nga Lufta e Parë Botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e personave kompetentë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, granata është siguruar dhe është marrë për hetim të mëtejshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381