INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjenden kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar në Iran

Gjenden kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar në Iran

Publikuar më: 16:33 04-03-2018

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar muajin e kaluar në malet jugperëndimore të Iranit. Lajmi u bë i ditur nga mediet iraniane. Gjetja e kutive të zeza pritet të hedh dritë mbi shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë ajror ku mbetën të vdekur 66 persona. “Kutia e cila ka incizuar parametrat e fluturimit dhe një tjetër me bisedat që janë zhvilluar në kabinë u janë dërguar autoriteteve gjyqësore”, ka njoftuar drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Organizatën Aviavionit Civil të Iranit, Reza Jafarzadeh. Ai deklaroi se dy kutitë e zeza të aeroplanit të kompanisë, Aseman Airlines, janë gjetur nga një ekip profesional i alpinistëve. Aeroplani u zhduk nga radari më 18 shkurt vetëm pak minuta pas ishte nisur nga Teherani në qytetin jugperëndimor, Yasuj. Aksidentit nuk arriti ti mbijetoi asnjë nga 59 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekipit. Aeroplani u rrëzua në një zonë me borë të madhe, duke vështirësuar operacionin e shpëtimit. Pas disa dekadash të përballjes me sanksione ndërkombëtare, aeroplanët për pasagjerë janë vjetruar në Iran andaj aksidentet ajrore janë të shpeshta në vitet e fundit në këtë shtet.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318