INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjatë parakalimit në tapetin e kuq të çmimeve 'Bafta 2020', ylli BOTËROR rrëzohet keq [FOTO]

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq të çmimeve 'Bafta 2020', ylli BOTËROR rrëzohet keq [FOTO]

Publikuar më: 22:29 03-02-2020

Mbrëmjen e kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta 2020” ishte i pranishëm dhe aktori i famshëm i Hollywood-it, Al Pacino, i cili shoqërohej nga e dashura e tij Meital Dohan.

Pacino mbante veshur një kostum të zi, teksa kombinohej me Meital, e cila kishte veshur një fustan të zi të ndërthurur me lule portokalli.

Megjithatë jo gjithçka ka shkuar si duhet. Një incident aspak i këndshëm i ndodhi aktorit. Ai u pengua gjatë ngjitjes së shkallëve dhe u rrëzua në tokë.

Menjëherë ekipi i sigurisë i erdhi në ndihmë, të cilët vazhduan ta shoqëronin dhe më tej. Fatmirësisht aktori arriti të shpëtontë pa pasur lëndime në trup.

435293.jpg

2_MAIN_CHP_020220SLUG_718.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876