INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjatë gjithë këtyre viteve e paskemi thënë gabim emrin e Rihanna-s? Këngëtarja shokon fansat e saj [VIDEO]

Gjatë gjithë këtyre viteve e paskemi thënë gabim emrin e Rihanna-s? Këngëtarja shokon fansat e saj [VIDEO]

Publikuar më: 12:27 31-05-2019

Që në moshë mjaft të re Rihanna arriti të pushtonte tregun muzikor botëror dhe tani bukuroshja nga Babrados mund të themi se është kthyer ndër ikonat më të mëdha të muzikës.

Por edhe pse Rihanna dhe muzika e saj na ka shoqëruar prej vitesh tashmë mesa duket e paskemi thënë emrin e këngëtares gabim gjatë gjithë kësaj kohe.

Fansat e Rihannës u tronditën kur zbuluan se gjatë gjithë kësaj kohe e kanë shqiptuar gabim emrin e këngëtares, pasi kjo e fundit u prezantua në një video për “Vogue”.

Këngëtarja 31-vjeçare ka shkaktuar trazira në Twitter kur foli në një video të realizuar nga Parisi të enjten e kaluar.

Në klip, ajo tha “Përshëndetje Vogue, jam Rihanna” – duke shqiptuar emrin e saj ‘Ree-Anna’ në vend të ‘Ree-Ah-Na’ siç e kemi shqiptuar gjithnjë.

Pasi dëgjuan videon dhe mënyrën sesi këngëtarja e shqiptonte emrin e saj, fansat u tronditën dhe menjëherë nisën me publikimet në Twiter ku shkruanin: “Pra, kemi gjithë jetën qe e dimë gabim emrin e Rihanna-s."

rfkmfykm.jpg

fyilgiy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537