INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjatë gjithë jetës TAYNA mendon për këtë gjë dhe ne e besojmë

Gjatë gjithë jetës TAYNA mendon për këtë gjë dhe ne e besojmë

Publikuar më: 13:34 28-09-2020

Tayna është padiskutim një ndër reperet më të njohura shqiptare, e cila prej më shumë se dy vitesh ka realizuar disa projekte që janë kthyer menjëherë në hite. Edhe pse ka pak kohë në tregun muzikor shqiptar, Tayna synon tregun ndërkombëtar, madje duket se për të arritur këtë qëllim është më afër se kurrë, pasi reperja pak muaj më parë njoftoi nënshkrimin e një kontrate me kompaninë prestigjioze, Sony Music.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ndërsa përmes imazheve të ndryshme mban të azhurnuar rreth 1.5 milionë ndjekësit e saj. Pas disa projekteve muzikore, bukuroshja brune ka qenë duke shijuar pushimet në Los Angeles, e së fundmi edhe në Turqi, ndërkohë që tashmë është rikthyer pasi është shfaqur duke punuar për projekte të reja.

Por pavarësisht faktit që është një punëtore e madhe dhe e suksesshme, Tayna na ka treguar që ka nëj raport shumë të mirë me pushimet dhe jo rrallë herë e shohim duke u relaksuar në vende të ndryshme.

Madje për të na e vërtetuar këtë, reperja e njohur ka postuar një shkrim në lidhje me shenjën e saj të Horoskopit, Shigjetari.

“Kur mbarojnë pushimet dhe ditën e parë pas kthimit në punë e shpenzon duke planifikuar udhëtimin tjetër”, shkruhet në postimin që ka publikuar Tayna dhe reperja ka shtuar “Mood-i i gjithë jetës time”.

timendon.png

 

Po juve ju ka ndodhur kjo gjë?

Article Logic
Execution time: 0.0028259754180908