Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ ka rezervuar surpriza të shumta për ndjekësit e tij të rregullt. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu që po merren me organizimin e gjithë festivalit kanë premtuar se do ta shndërrojnë në një spektakël të vërtetë dhe siç duket kështu do të ndodhë.
Pak ditë më parë u zbulua se Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira do të jenë disa nga të ftuarit specialë të ‘Festivalit të 58-të të Këngës’. Tashmë na ndajnë vetëm fare pak ditë nga festivali dhe surprizat po zbulohen pak nga pak.
Sipas ‘RTSH.al’ fituesi i vitit të kaluar të ‘Sanremo’ që përfaqësoi Italinë në ‘Eurovision’, Mahmood, do të ngjitet në skenën e ‘Pallatit të Kongreseve’ ditën e enjte, 19 dhjetor. Këngëtari i njohur do të performojë një kolazh me hitet e tij të fundit, duke përfshirë ‘Soldi’ dhe ‘Barrio’. Kjo është hera e parë që Mahmood këndon në Shqipëri dhe performanca e tij do të shoqërohet me efekte speciale në skenë.
Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ me siguri do të rezultojë një sukses i vërtetë dhe prandaj duhet ta ndiqni nga afër në skenën e madhe të ‘Pallatit të Kongreseve’.
View this post on InstagramA post shared by Radio Televizioni Shqiptar (@rtsh.official) on
![Giusy Ferreri, Mahmood apo Eleni Foureira? Ja cili nga artistët do performojë në natën e parë në ‘Festivalin e Këngës’ [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/c0872bf1868ab309ab886502efd0b421_L.jpg)