INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi, Bella dhe Kendall sjellin sërish modën e viteve 90' [FOTO]

Gigi, Bella dhe Kendall sjellin sërish modën e viteve 90' [FOTO]

Publikuar më: 12:04 17-02-2017

Kur një modele del në rrugë me të njëjtin model flokësh dhe makeup si nga pasarela do të thotë dy gjëra: ky look ka për t’u kthyer në trend ose nuk ka kohë të ndërrohet pasi, java e modës, duh!

Megjithatë ne na pëlqen të mendojmë se shumë shpejt do të shohim dy topuza të kapura lart dhe një pluhur sysh me ngjyra elektrike (paksa stil japonez, paksa vitet 90’), nga vajzat më IN nëpër rrugët e qytetit. Tek e fundit, pse jo?

eee.jpgLe të kthehemi tek tre supermodelet e momentit, Gigi dhe Bella Hadid së bashku me Kendall Jenner dukeshin mahnitëse në çdo detaj gjatë shfaqjes së koleksionit të ri nga Anna Sui. Në një kohë ku thjeshtësia, mesazhet e forta politike dhe e absurdja po qarkullojnë në botën e modës, Sui solli një sfilatë me ngjyra të pasura frymëzuar nga Elsa Schiaparelli. Një shfaqje për t’u admiruar!

fdsgdsf.jpg

bfxg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043139457702637