INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Gëzim në familjen mbretërore: Princ Leka dhe Blerta Celibashi mirëpresin djalin e tyre, zbulohet emri

Gëzim në familjen mbretërore: Princ Leka dhe Blerta Celibashi mirëpresin djalin e tyre, zbulohet emri

Publikuar më: 09:16 10-07-2026

Një lajm i bukur ka ardhur për familjen mbretërore shqiptare. Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali. Sipas informacioneve, vogëlushi ka lindur mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 05:30, dhe është pagëzuar me emrin Aleksandër.

Lajmi vjen vetëm pak muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë me martesë në një ceremoni private të zhvilluar në muajin mars.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa tani kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Aleksandër. Kujtojmë se Princ Leka ka një vajzë, Geraldinën nga martesa e tij e parë me Elia Zaharia.