INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Getinjo thumbon kolegët: “Disa artistë kanë vlerë, por nuk duhen më”

Getinjo thumbon kolegët: “Disa artistë kanë vlerë, por nuk duhen më”

Publikuar më: 19:36 26-10-2020

Getinjo ka hedhur një goxha thumb së fundmi në rrjete sociale, por nuk dihet ende se kujt ja dedikon. Reperi ka publikuar në Instagram një video të tij dhe mesazhin ja drejton disa artistëve.


“A e dini qysh janë do artista sot?! Si parja markë, kanë vlerë ndoshta, por nuk shkojnë më, nuk përdoren më”, shprehet Getinjo në video.


Duke qenë se marka përdorej vite më parë si para, ndoshta reperi e ka këtë mesazh për të gjithë këngëtarët që kanë vite në industrinë muzikore e që sipas tij nuk kanë çfarë të japin më. Nuk e dimë ende nëse ai e ka për dikë specifikisht, por mesa duket Getinjo ua ka lënë kolegëve topin në portën e tyre, kujt t’i djegë le ta mbajë.

Ndërkohë para disa muajsh reperi u përfshi në një debat publik me Blero Muharremin dhe Labinot Tahirin. Ky i fundit tregoi se para disa vitesh tre këngëtarët kanë realizuar një bashkëpunim, mirëpo Blero nuk donte që ta bënte Getinjon pjesë të tij. Blero i mohoi akuzat dhe tha se nuk ishte asgjë e vërtetë dhe debati u mbyll me disa replika mes këngëtarëve. Për sa i përket projekteve muzikore, Getinjo ka realizuar gjatë këtij viti vetëm dy këngë, “Rrezikim” dhe “P9”.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779