Banorët e Big Brother VIP Kosova janë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes. Madje, raporti Getinjo-Vivien po komentohet çdo herë e më shumë.
Mirëpo, së fundmi dyshja kanë vendosur që të bashkojnë krevatet e të flenë shumë pranë njëri tjetrit dhe pamjet i ka ndarë edhe vetë faqja zyrtare e BBV Kosova në Instagram
Por tashmë romanca mes tyre është forcuar. Dyshja kanë shkëmbyer sot puthjen e tyre të parë. Madje, videoja e puthjes së tyre po bën xhiron e rrjetit kudo.
Mendoni se do të nisë një romancë mes reperit të njohur, Getinjo dhe Vivien?
Gjithçka mund të ndodhë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova por mbetet për t’u parë raporti i tyre.









18 Dec 2025 





