INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Georgina u bë xheloze?! Modelja seksi shqiptare tregon takimin me Ronaldon: Më buzëqeshi…

Georgina u bë xheloze?! Modelja seksi shqiptare tregon takimin me Ronaldon: Më buzëqeshi…

Publikuar më: 13:31 02-04-2021

Jori Delli është një modele me origjinë shqiptare, e cila po bën bujë në mediat italiane pasi ka deklaruar se ka takuar shumë futbollistë të famshëm, si Cristiano Ronaldon dhe Neymar. Gjatë një interviste për “Tiki Taka”, 26 vjeçarja ka treguar se në vitin 2019 ka qenë pjesë e një spoti reklamash, ku shfaqeshin Neymar dhe Ronaldo. Kur u pyet nëse bashkëshortja e Ronaldos ka qenë xheloze, ajo tha: “Georgina? Unë nuk mendoj se ajo ishte xheloze”. Gjithashtu, ajo ka pranuar se në atë kohë ishte e fejuar me ish trajnerin e Torinos dhe Livornos, Simone Camolese. Në përfundim të xhirimeve të reklamës, modelja shqiptare ka treguar se e takoi sërish Ronaldon. “Unë isha në makinë me ish-in tim ndërsa ai po ngiste Rolls-Royce-n e tij dhe u shoqërua nga një makinë prapa dhe një përpara. Ai më buzëqeshi”, tha Jori.

CR7-et-Jori.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0033531188964844