INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Genta Ismajli ndjek hapat e Butrint Imerit

Genta Ismajli ndjek hapat e Butrint Imerit

Publikuar më: 19:54 21-01-2016

Duket se në vendin dhe muzikën tonë, trendet e reja që po lindin shtohen dita-ditës.

E fundit në radhë është ideja e krijimit të ëebsite-eve për artistët, një metodë e përdorur gjerësisht në botë, por pak e njohur te ne. Kjo deri në momentin kur këngëtari i ri Butrint Imeri hapi faqen e tij, butrintimeri.al, dedikuar profilit të tij, lajmeve apo eventeve të ardhshme, ku fansat të kishin mundësi ta ndiqnin rregullisht. Butrinti ama nuk është i vetmi të cilit i pëlqeu kjo ide, pasi atij i është shtuar dhe artistja bukuroshe Genta Ismajli, e cila gjithashtu ka hapur faqen e saj, gentaismajli.com, me një format jo vetëm të ngjashëm, por gati identik. Tani është e vërtetë që wordpress të ofron mundësinë e disa template të gatshme, por dy faqet janë të ngjashme deri në imtësi. Të jetë vetëm rastësi? Megjithatë nuk besojmë se dy artistët do të ngelen të vetëm në zgjedhjen e tyre, por të shpresojmë që në faqen e radhës të mos jetë e ndryshme vetëm ngjyra e logos së artistit.

Article Logic
Execution time: 0.0030319690704346