INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gent Fatali së shpejti me projekt të ri! [VIDEO]

Gent Fatali së shpejti me projekt të ri! [VIDEO]

Publikuar më: 22:09 19-05-2016

Gent Fatali është një ndër reperat më të talentuar, i cili edhe pse ka pak këngë në repertorin e tij, të gjitha kanë qenë të suksesshme, ndër të cilat është edhe bashkëpunimi me Capital T, “Qka don Ajo”. Kënga e tij e fundit “I ka krejt”, i dedikohej, një vajze, që edhe ajo vetë nuk e dinte se kënga është për të. Ndërsa projekti i tij i rradhës, do ti dedikohet jetës së natës,  që të rinjtë shqiptarë e pëlqejnë dhe e frekuentojnë shumë. Reperi 26 vjeçar, bën me dije për intv.al se “Fishekzjarre”, klipi i tij më i ri do të realizohet nga Max Production,  muzika nga Alandy (Max Audio), ndërkohë teksti është shkruar nga vetë këngëtari.  Nuk dihet ende se kur do të publikohet, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim...

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611