INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gent Fatali në studio për këngën e re! Zbulon titullin?

Gent Fatali në studio për këngën e re! Zbulon titullin?

Publikuar më: 18:05 13-01-2016

Këngëtari me origjinë kosovare ka ngacmuar fansat nëpërmjet një videoje, në të cilën, përveç mbishkrimit referuar ambicies së tij, tha “Another One”.

Nuk e kuptuam saktësisht se për çfarë mund ta ketë thënë reperi këtë shprehje dhe mbi të gjitha pse e ka thënë në anglisht. Dimë që aktualisht po punon mbi një këngë të re për të cilën sapo është futur në studio pasi kënga është ende në fazën fillestare. Të jetë “Another One” thjesht një referim për këngën e re apo mos ndoshta Fatali sapo na zbuloi titullin e saj? Kujtojmë që megjithëse reperi 26 vjeçar aktualisht ka pak këngë në emrin e tij, të gjitha kanë korrur një sukses të konsiderueshëm, ku më e famshmja është ajo në bashkëpunim me Capital T, “Qka Don Ajo”. Të presim e të shohim, ose më mirë të themi...të presim e të dëgjojmë.

Article Logic
Execution time: 0.0039858818054199