INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Genc Ruli largohet nga politika. Nuk do jem në listë për deputet

Genc Ruli largohet nga politika. Nuk do jem në listë për deputet

Publikuar më: 12:39 25-05-2017

Një ditë përpara shpalljes së listave të kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike bëhen publike se kush nuk do të jetë në listat e kandidatëve. Është një nga themeluesit e Partisë demokratike, por pas 27 vitesh ka vendosur të largohet nga politika aktive. Bëhet fjalë për Genc Rulin, i cili mësohet se ka vendosur të mos kandidojë për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Lajmin e ka konfirmuar vetë zoti Ruli.
Genc Ruli:
“Është zgjedhja ime personale që të mos jem në listat për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit:.
Ai i ka kërkuar zyrtarisht kreut të PD, Lulzim Basha që të mos e vendosë në listat për deputet.
Ndërkohë Genc Ruli përveç deputetit, ka mbajtur edhe disa poste të larta në parti por dhe në qeveritë e drejtuar nga demokratët ministrore.
Ai ka qenë Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në kabinetin e Sali Berishës. Po ashtu Ruli ka mbajtur edhe postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë në fillim të viteve 90, ku ka dhënë dorëheqjen nga ky post në 9 nëntor 1993 pas akuzave për korrupsion. Ruli ka qenë edhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës gjatë vitit 2005-2009.
Aktiviteti politik i Genc Rulit:
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë- 1991 – 1996 dhe 2005 – 2017
Ministër i Financave- qershor 1991 – dhjetor 1991
Ministër i Financave dhe Ekonomisë- 1992 – 1993
Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës- 2005 – 2009
Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit 2009 – 2013

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988