INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Geek Room zbulon të rejat e Samsung Forum 2017

Geek Room zbulon të rejat e Samsung Forum 2017

Publikuar më: 16:36 03-02-2017

Ashtu si cdo vit Samsung ka prezantuar perpara publikut risite e vitit 2017 ne nje forum te organizuar ne Barcelone pjese e te cilit kete vit ishte edhe Geek Room. Ne pame shume, mesuam te reja dhe jemi gati ti zbulojme ato edhe per ju.

Ne nje prej ambienteve me te medha ne qytetin qe nuk di te pushoje dhe ku teknologjia eshte ne zemer te perditshmerise u ekspozuan nje shumellojshmeri produktesh nga ato elektroshtepiake si televizore, lavatrice, kondicioner, e deri tek smartphone, smartwhatches apo edhe VR dhe kamerat 360`

 

Keto jane ato qe na bene me shume pershtypje:

E nisim nga kryefjala: QLED

fotoqledtv.jpg

Nje teknologji e re e implementuar per te paren here ne nje televizor, sigurisht nga Samsung dhe qe premton nje cilesi akoma me te larte te figures per ta shijuar ne maksimum filmin, ndeshjen apo cdo gje tjeter qe shihni. Ne serine e re te televizoreve pervec QLED u prezantua dhe design i ri, format e ekranit dhe perdorimi akoma me i mire i aplikacioneve smart dhe voice control.

 

AddWash – Washer and Dryer

fotowashmashine222.jpg

Ky produkt pritet te lancohet keto dite ne tregun tone dhe ka dy te vecanta. Pervec se nje lares dhe thares ne te njejten kohe, fale AddWash ti mund te stoposh procesin lares dhe te shtosh te tjera rroba.

 

Galaxy A 2017

galaxy.jpg

Per te tretin vit rradhazi seria A e Galaxy po rezulton si me i miri dhe i pelqyeri ne kategorine medium cost, por vetem per cmim ama pasi cilesite jane teper te larta. Ky produkt pritet te lancohet kete jave ne Shqiperi dhe Geek Room do te jete aty.

 

Wind-Free

windfree.jpg

Nje kondicioner me mbi 21,000 mikro vrima te cilat ftohin apo ngrohin ajrin ne menyre fare te pandjeshme dhe qe lehtesisht mund te lidhet me smartphone tend per ta programuar qe ai te nise “puhizen” ende pa mberritur ne shtepi.

 

POWERbot

fshesa.jpg

Nje fshese kaq inteligjente nuk kishim pare. Mjafton ta ndezesh dhe per te tjerat nuk ke pse e vret mendjen. Teper elegante ne design, e shpejte ne pune e paster ne rezultate kjo mund te ishte nje nga dhuratat me te bukura qe mund ti beni mamit.

 

Gear 3

ora.jpg

Dime shume per Gear3 dhe shpesh here kemi folur ne Geek Room por qe te kishim pare aq shume lloje ne nje vend te vetem nuk kishte ndodhur. Nga rripi i gomes ne ate me lekure, nga stili sportive ne ate klasik dhe akoma me shume ne ate luxury. Ky produkt do te prezantohet javen tjeter ne Shqiperi keshtu qe behuni gati te shihni akoma me shume dhe nga afer.

Dhe ne fund, humbem disa minuta ne nje tjeter bote, ate virutale e cila permes videove dhe lojrave e kishim te veshtire ti hiqnim nga syri!

vrprove.jpg

Mos harroni! Kete te enjte, ne Geek Room ju sjellim nje report te detajuar me video dhe me te vecantat e Samsung per 2017

 

----------------------

Pergatiti:

Brenton Benja

 

 

 

_____________________________________________________________________________

Nderkohe hidhini nje sy kesaj video te transmetuar live ne Facebook gjate zhvillimit te forumit: 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711