INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja zbulon se Elvana Gjata largohet nga Shqipëria! Rrëfen këto detaje [FOTO]

Gazetarja zbulon se Elvana Gjata largohet nga Shqipëria! Rrëfen këto detaje [FOTO]

Publikuar më: 17:50 06-10-2018

Ditën e djeshme dhe sot emri i këngëtares së famshme Elvana Gjata dhe ai i të dashurit të saj Ervin Mata, janë kthyer në kryefjalë të ditës pasi këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte Ervis Martini.

Elvana është duke kaluar një situatë shumë të vështirë dhe delikate, pasi u përfol si “molla e sherrit” që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut.

Ndërkohë në një intervistë në “Kjo Javë”, Klodiana Lala u shpreh se Elvana Gjata pak orë pas ngjarjes është larguar nga Shqipëria, duke përdorur aeroportin e Rinasit.

“Nuk më rezulton të jetë larguar nga persona shumë të afërt të saj, por ka përdorur aeroportin e Rinasit me destinacion një vend të BE”, është shprehur gazetarja.

Nga ana tjetër, Klodiana Lala është shprehur se partneri i këngëtares, nuk ka asnjë precedent penal të mëparshëm, ndërsa njihet si një ndër biznesmenët e fortë të vendit, më pasuri dhe prona të trashëguar nga familjarët.

 elvana2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869