Ajo zakonisht vë në pah femrat e showbiz-it që kanë bërë ndërhyrje, ndërsa sot pranon se ka bërë një të tillë edhe vetë.
Gazetarja ka qenë e ftuar në rubrikën e përjavshme “Në çantën e...” ku ka zbuluar çfarë mban në çantë e saj. Dasara Karaiskaj ka surprizuar gjatë bisedës teksa ka pranuar hapur se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.
“Unë kam një ndërhyrje estetike, veshin e majtë e kam pasur me defekt, të madh. Është e vetmja ndërhyrje që kam bërë pasi ishte në disporcion me fytyrën dhe dukesha keq, ishte e nevojshme për ta bërë”, është shprehur Dasara mjaft modeste.
Por dëshira e saj për të bërë një tjetër ndëryrje, është e madhe.
“Do më pëlqente të bëja gjoksin por kam frikë dhe kam vendosur të rrij kështu siç jam”, thotë ajo.
![Gazetarja shqiptare e pranon: Po, kam bërë ndërhyrje kirurgjikale [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/db32388400065b7fb30592c33485f97c_L.jpg)