INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja kosovare ‘tallet' me Vuçiç. Mediat serbe e kryqëzojnë: Skandal

Gazetarja kosovare ‘tallet' me Vuçiç. Mediat serbe e kryqëzojnë: Skandal

Publikuar më: 10:44 23-01-2018

Vizita e presidentit Aleksandër Vuçiç në Kosovë është komentuar shumë nga mediat serbe. Por së fundi ajo që është kthyer në vëmendje të tyre është gazetarja nga Kosova Una Hajdari për shkak të një foto të hedhur në rrjete sociale. Hajdari, gjatë konferencës që Vuҫiҫ mbajti në Kosovë, ka postuar një foto të tij, me “emoji” që zakonisht përdoren në “Snapchat”. Përkrah saj ka komentuar “ Kur mërzitem në konferencë shtypi”. Pas kësaj fotoje, kanë reaguar ashpër mediat serbe duke shkruar se veprimi i gazetares, i kalon kufijtë e jotolerancës dhe kthehet në urrejtje.

vucic_si_lepur.jpg

“Duket se vizita e Vuҫiҫit në Kosovë e ka nervozuar shumë Una Hajdarin, sa që e ka detyruar të i heq të gjitha maskat dhe ka treguar fytyrën e vërtetë të urrejtjes, duke bërë shaka me Vuҫiҫin në Tëitter’, shkruajnë mediat serbe. Ata thonë se pjesëtarja e organizatave joqeveritare në Beograd, përdor çdo mundësi për të poshtëruar Serbinë, presidentin e saj dhe popullin serb. Më tej mediat serbe shkruajnë, se veprimi i Hajdarit është një përqeshje e panevojshme në momentet që Vuҫiҫi po mundohet të kuptoj dhimbjen e çdo njeriu në Kosovë dhe po mundohet t’iu ndihmojë. Lajmi është publikuar edhe nga gazetarët e Bosnje dhe Hercegovinës.

Article Logic
Execution time: 0.0024998188018799