Gazetarja Trevisa Tufa ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur për karrierën e saj në gazetari dhe planet për të ardhmen. Ajo u pyet nëse ka menduar ndonjëherë për një eksperiencë në një reality show, konkretisht në “Big Brother”.
Përgjigjja e saj ishte e prerë: jo.
Gazetarja shpjegoi se karakteri i saj nuk do t’i përshtatej një formati të tillë, pasi e konsideron veten shumë të ndjeshme dhe veçanërisht të lidhur me familjen.
“Jo, të them të vërtetën”, u përgjigj Trevisa, ndërsa Stenaldo e pyeti nëse mendon se për një eksperiencë të tillë duhet një guxim që ajo nuk e ka.
“Është një karakter që unë nuk e kam se jam shumë e brishtë. Qaj shumë, kam nevojë shumë për prindërit gjatë gjithë kohës. Jam shumë e lidhur me ta si dhe me motrën. Nuk mund ta bëja”, deklaroi ajo.
Më tej, gazetarja tregoi se pikërisht lidhja e fortë me familjen do ta bënte veçanërisht të vështirë qëndrimin e saj brenda një formati si “Big Brother”.
“Po. Do dilja për dy ditë. E nëse do më preknin në pika të dobëta të miat, si familja apo puna ime, nuk duroj dot”, u shpreh Trevisa Tufa.
Kështu, pavarësisht se “Big Brother” mund të jetë një prej formateve që ofron një tjetër lloj ekspozimi publik, gazetarja e bëri të qartë se nuk e sheh veten në një eksperiencë të tillë, duke pranuar hapur se ndjeshmëria dhe lidhja me njerëzit e saj më të afërt do ta bënin të vështirë përballimin e presionit të reality show-t.
