INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari nuk lejohet të futet në Butrint, reagon ashpër Unioni i Gazetarëve: Ministria e Kulturës të japë sqarim

Gazetari nuk lejohet të futet në Butrint, reagon ashpër Unioni i Gazetarëve: Ministria e Kulturës të japë sqarim

Publikuar më: 18:45 10-10-2017

Pengimi që i është bërë sot një gazetari për të raportuar dhe vizituar Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, ka ngjallur reagimin e Unionit të gazetarëve. Ata denoncojnë këtë akt nëpërmjet një deklarate për shtyp. Sipas tyre, gazetari në fjalë nuk u lejua të raportonte mbi punimet që po kryhen brenda stilit arkeologjik ndaj edhe kërkojnë sqarime nga Ministria e Kulturës.

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare

"Denoncojme pengimin e gazetareve per raportim dhe vizite ne Parkun Arkeologjik Kombetar të Butrintit Tirane me 10 Tetor 2017

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë pengesën që ju bëhet reporterëve për të kryer punën e tyre të informimit të publikut.

Rasti i Butrintit, ku nuk u lejua gazetari Limos Didani i cili punon për Report TV të raportojë mbi punimet që po kryhen brenda sitit arkeologjik është një akt i rëndë që kërkon sqarime të menjëhershëm nga eprorët e Muzeut të Butrinit, pra ministrisë së Kulturës.

Rasti i pengimit të gazetarit për të hyrë në Park qoftë edhe si vizitor është i paprecedent dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar.

UGSH kërkon vënien para përgjegjësisë ligjore dhe administrative të urdhërdhënësit për një pengim të tillë dhe rritjen e përgjegjësisë së kolegëve për zbardhjet e rastit në fjalë dhe të asaj ç'ka po ngjet aktualisht në thellësi të mjediseve te brendshme te Parkut të Butrintit.
Zyra e shtypit"

Article Logic
Execution time: 0.0019810199737549