INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari flet për vrasjen e Jurgen Kurtit: Policia ka identifikuar një autor

Gazetari flet për vrasjen e Jurgen Kurtit: Policia ka identifikuar një autor

Publikuar më: 09:21 20-03-2019

Vrasja e Jurgen Kurtit ka tronditur Tiranën. Ndërkohë që policia vijon hetimet, duket se ka identifikuar një nga autorët.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë në 'Opinion', gazetari i Tv Klan, Ermal Vija.

“Policia ka shpallur në kërkim një person, por ende nuk dihet as identiteti as mosha. Ka qenë kqyrja kamerave që ka bërë të mundur identifikimin e një personi”, deklaroi gazetari, por pa dhënë detaje të tjera.

Jurgen Kurrit iu bë atentat poshtë banesës në momentin që sapo zbriti nga automjeti i tij, ndërsa po kthehej nga palestra. Mbi trupin e viktimës u gjetën disa plumba, ndërsa në vendngjarje 10 gëzhoja.

Ndërkaq, policia po heton në dy pista atë të hakmarrjes pasi Kurti ishte i përfshirë në dy vrasje dhe atë të prishjes së pazareve të drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326