INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarët shqiptarë: Kur ndodhi vrasja në ish-Bllok Elvana ishte larguar nga Shqipëria! Ja arsyeja  [FOTO]

Gazetarët shqiptarë: Kur ndodhi vrasja në ish-Bllok Elvana ishte larguar nga Shqipëria! Ja arsyeja [FOTO]

Publikuar më: 23:28 08-10-2018

Në emisionin ‘Opinion’ mbrëmjen e kësaj të hëne, me një panel më gazetarë të kronikës së zezë dhe analistë po flitet për vrasjen e pak ditëve më parë në Bllok.

Si fillim u raportua nga media se ‘mollë sherri’ për këtë ngjarje të rëndë është bërë këngëtarja shqiptare Elvana Gjata.

Por e ftuar në studio gazetarja Dorjana Bezat, është shprehur se Elvana Gjata me të dashurin e saj Ervina Mata kanë qenë në lokal rreth orës 18:00. Sipas saj kur ngjarja ka ndodhur këngëtarja ishte larguar për në koncert.

“Ka shkuar fillimisht në orën 18:00 në këtë lokal, nën shoqërinë e të dashurës së tij këngëtares Elvana Gjata. Ajo ka qëndruar vetëm disa minuta në lokal dhe është larguar.

Ngjarja ka qenë pas orës 21:30 ndërsa Elvana ka qenë në këto zonë rreth orës 18:00”, u shpreh Bezat.

Më tej Blendi Fevziu e ka konfirmuar diçka të tillë. Ai tha se sipas informacioneve të tij këngëtarja është larguar për një koncert drejt Gjermanisë.

Gazetari Artan Hoxha tha se Elvana Gjata “nuk është motivi i ngjarjes”, çka u konfirmua edhe nga kolegia në studio, Dorjana Bezat: “E kanë përfshirë ndoshta për të hequr vëmendjen nga motivi i vërtetë i kësaj ngjarje.”

Përplasja-me-armë-zjarri-mbrëmjen-e-së-enjtes-këngëtarja-Elvana-Gjata-merret-në-pyetje-nga-forcat-e-policisë-660x330.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030899047851562