Shqipëria do të luajë kundër Skocisë, më 17 Nëntor ndeshjen e radhës e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjve i duhet patjetër një fitore për të mos rënë në Ligën D.
Gazeta goal.com, që njihet për parashikimet e saj sportive i ka kushtuar vëmendje të veçantë ndeshjes, duke i bërë një analizë të gjatë. Ajo i kushton goxha vëmendje faktit se Shqipëria luan në shtëpi, ndërsa Skocia ka goxha mungesa.
Tabloidi anglez parashikon një ndeshje me pak gola dhe pretendon se është mënyra e duhur se si ky takim do të shkojë, pasi të dyja kombëtaret hasin vështirësi në të shënuar, duke marrë edhe statistikat për shënimin në ndeshjet e fundit.
Në baste kuotohet Shqipëria me koefcientin 1.68 ndërsa Skocezët me 1.57, dhe rezultati në më pak se dy gola me 2.1