INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gatuaj një pjatë më shumë’, sheshi ‘Nënë Tereza’ ofroi drekën e Krishtlindjes për të varfrit [VIDEO]

‘Gatuaj një pjatë më shumë’, sheshi ‘Nënë Tereza’ ofroi drekën e Krishtlindjes për të varfrit [VIDEO]

Publikuar më: 18:02 25-12-2018

Sheshi “Nënë Tereza” sot kishte ndryshuar pamjen e zakonshme. Njerëz të moshuar por dhe fëmijë e kishin populluar atë, të ulur në tavolina për të kaluar një vakt. Për IN News ata treguan vështirësitë e tyre ekonomike që i detyroi ata që të shkonin në sheshin “Nënë Teraza”, aty ku u shërbye nga një pjatë me ushqim dhe pije. 

“Ne jemi invalidë, jemi fukarenj, nuk është vetëm një ditë, çfarë të hamë, e çfarë të bëjmë. Ne vuajm, shtresë e varfër, në nevojë”, thotë një i moshuar. 

Një prej zonjave tregoi se për shumë vite ka qenë e punësuar në arsim por pensioni që ajo merr nuk i mbulon dot shpeznimet e shumëta. “Kam punuar në arsim 43 vjet, kam dy vite pensioniste. Nuk jam e kënaqur me pensionin që kam marr me punën që kam bërë. Pensioni duhet të jetë më i lartë sepse nuk del për të jetuar, për të krijuar kushtet normale të jetesës”, shprehet 

Disa prej tyre njihen, e të tjerë takohen për herë të parë. Ata tregojnë se e kanë pranuar ftesën për të njohur njerëz të tjerë e për të kaluar disa orë me njëri-tjetrin. Shërbimi i ushqimit në rastet e festave tashmë po bëhet traditë jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498