INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati 1 në 3 shqiptarë punon në të zezë/Gjasat që situata të ndryshojë ZERO

Gati 1 në 3 shqiptarë punon në të zezë/Gjasat që situata të ndryshojë ZERO

Publikuar më: 09:37 29-04-2019

Shkalla e punësimit në të zezë në Shqipëri është 30.3%. Kjo e dhënë ka dalë nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim që ka publikuar gjetjet mbi punësimin informal në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përqindja e të punësuarve informalë në rajon varion nga 18.1% në Maqedoninë e Veriut deri në 33% në Malin e Zi. Me sa duket nga të dhënat më shumë punësim në të zezë ka në Mal të Zi, pasi punësimi informal është 33%, e më pas vjen Shqipëria me 30.3%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe më mirë paraqitet Maqedonia e Veriut me 18.1%.
Këshilli Rajonal për Bashkëpunim ka rekomanduar se Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të reduktuar punën e padeklaruar. Sipas këtij këshilli ka një përhapje të punës joformale, e cila mbetet një sfidë dhe nuk ka veprime strategjike për rritjen e punësimit formal. Puna joformale është më e përhapur në sektorin e ndërtimit dhe bujqësisë. Këto sektorë janë dhe punëdhënësit kryesor në ekonomi.
Prania e punësimit informal janë identifikuar dhe nga Komisioni Europian dhe të tjera agjenci lokale dhe ndërkombëtare si OECD apo ILO dhe vlerësohet si një nga barrierat e mëdha për zhvillimin ekonomik në rajon.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499