INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Game of Thrones" thyen një rekord të ri

Publikuar më: 10:28 27-04-2016

Duket se thyerja e rekordeve është bërë diçka e zakonshme për serialin "Game of Thrones".

Suksesi i fundit i takon premierës së sezonit të 6, duke qenë se seria e parë ka pasur një shikueshmëri prej 10.7 milionë njerëzish. Një shifër kjo e cila përkthehet në një rritje me 9 përqind në krahasim me premierën e sezonit të kaluar. Sigurisht shifra në fjalë përfshin premierën e sezonit të 6-të në kanalin HBO, si dhe dy ritransmetime e shfaqje në aplikacionet HBO Go dhe HBO Now. Për të mos harruar më pas shikimet online në sajte të ndryshme pa pagesë. Kujtojmë që "Game of Thrones" do të pasohet edhe me një sezon të 7-të dhe të 8-të!

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775