INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Game of Thrones tani më afër se kurrë për fansat, por prodecentët i tmerron kjo gjë në sezonin e fundit të serialit të shumëpritur [FOTO]

Game of Thrones tani më afër se kurrë për fansat, por prodecentët i tmerron kjo gjë në sezonin e fundit të serialit të shumëpritur [FOTO]

Publikuar më: 17:00 02-01-2019

Seriali televiziv amerikan pritet të rikthehet në pranverën 2019, me seritë e fundit të sezonit final të aventurave të frymëzuara nga librat e George R. R. Martin. Sezoni 12 është dhe një ndër më sekretët e sagës, sepse deri tani nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni, siç ka ndodhur më parë, përpara transmetimit të serialit.

Iain Glen, që interpreton Jorah Mormont, deklaroi për “BBC Radio” se paranoja e producentëve për të mbajtur sekret detajet nuk ka qenë kurrë kaq e lartë.

“Producentët janë tepër paranojakë se mos dalin detaje nga ky projekt kinematografik. Nuk na lejohej të shkruanim as fjalë nëpër fleta. Gjithçka komunikohen me iPad, me nivele të larta sigurie, gjë që solli jo pak probleme për aktorët”.

Aventurat e gjashtë serive të sezonit 8 do të kenë kohëzgjatjen e një filmi. Regjisori i tre episodeve, David Nutter deklaroi se seriali fantazi do të zgjasë mbi 60 minuta për seri, një shifër e lartë për një serial televiziv.

“Game of Thrones” pritet të transmetohet në SHBA, në kanalin “HBO”, duke nisur prej prillit 2019.

jorah.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036911964416504