INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gabimet që kushtuan shtrenjtë: Kanye përjashton emrin gjigand të muzikës nga albumi!

Gabimet që kushtuan shtrenjtë: Kanye përjashton emrin gjigand të muzikës nga albumi!

Publikuar më: 15:57 01-03-2016

Në rast se do ta kishte ditur suksesin inekzistent që korri albumi i tij, ndoshta Kanye West do të ishte menduar dy herë për këtë zgjedhje në kufinjtë mes guximit dhe budallallëkut.

Veçanërisht kur emri të cilin mendon që të heqësh nga lista e bashkëpunëtorëve është Justin Bieber. Pikërisht ashtu! Artisti që sot mbush 22 vjeç, regjistroi vokalin e tij për një nga këngët në albumin “T.L.O.P”, por Kanye vendosi që ta presë atë nga produkti përfundimtar. Kënga në të cilën Justin ishte shprehur entuziast për të lënë gjurmën e tij (pasi ai me zor po priste të bashkëpunonte me mikun e tij Yeezy) është “Ultralight Beam”. Burime pranë britanikes Mirror bëjnë me dije se Justin regjistroi zërin e tij dukë kënduar a cappella dhe në rrjedhë të lirë, i drejtuar nga asgjë tjetër veç kreativitetit të tij. Megjithatë, Kanyes nuk i pëlqeu vokali i këngëtarit kanadez në stil të lirë dhe kështu zgjodhi të mos i përfshijë në album. Zgjedhje që vetëm e drejtë nuk mund të konsiderohet duke parë se “T.O.L.P” nuk u prit mirë nga kritika apo publiku.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553