Mozzik, ka publikuar së fundmi EP-në e tij më të re, e cila përmban pesë këngë dhe po konsiderohet një projekt i guximshëm në skenën muzikore shqiptare.
Ndryshe nga shumë produksione të tjera, Mozzik këtë herë ka vendosur të përballet me vetveten, duke reflektuar mbi gabimet dhe veprimet e tij të kaluara. Përmes vargjeve të ashpra dhe të drejtpërdrejta, ai i përgjigjet kritikave dhe thumbave që i janë drejtuar gjatë viteve, duke treguar një anë më të sinqertë dhe personale të jetës së tij.
Në këtë EP përmenden figura të njohura nga jeta personale dhe profesionale e reperit, përfshirë Loredanën, partnerin e saj, futbollistin Karim Adayemi, vajzën Hanën, si dhe disa figura publike dhe politike.
Analistët e industrisë muzikore e kanë vlerësuar këtë projekt si një ndryshim të fortë nga klishetë e zakonshme, pasi Mozzik nuk kursen as kritikat më të ashpra për veten, duke treguar një nivel të rrallë vetëdijeje artistike.
Në pjesën e parë të këngës, Mozzik tregohet i pamëshirshëm me veten, në aspektin profesional, sukseset dhe dështimet në muzikë, që nga zgjedhja e menaxherit deri te përfshirja në shitjen e lëndëve narkotike për të siguruar jetën që nuk e siguronte dot nga të bërit muzikë.
Ndërkohë ajo që ka rrëmbyer më shumë vëmendje është pjesa e dytë, që vjen si një rrëfim personal për komentet që i është dashur të dëgjojë gjatë gjithë këtyre viteve për jetën personale.
‘S’po t’vjen marre, cikën po ta rrit Karimi! Mozzik ish-gruaja po të q**et me zezak, dmth fëmija yt nesër përzihet në gjak.”
Në fund, Mozzik distancohet nga të gjitha këto fjalë, duke thënë se e do fëmijën dhe e respekton nënën e saj, por këto janë komentet e njerëzve që flasin lart e poshtë dhe nuk kanë guximin që t’ia thonë në sy.








31 Jan 2026 





