INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Futi në sherr Arian Çanin me Artiola Toskën, reagon Albërie Hadërgjonaj [FOTO]

Futi në sherr Arian Çanin me Artiola Toskën, reagon Albërie Hadërgjonaj [FOTO]

Publikuar më: 10:05 25-05-2017

Në puntatën e radhës të “Your Face Sounds Familiar” ndodhi një përplasje mes moderatorit Arian Cani, Beatrix Ramosajt dhe Albërie Hadërgjonajt.

E gjitha nisi nga performanca e Beatrix e cila pasi performoi “My heart will go on” nga Celine Dion dhe  nuk mori as vlerësimin minimal të Çanit.

Ishte Albëria ajo që u fut mes tyre duke i dalë në mbrojtje mbesës dhe duke ironizuar gazetarin.  “Çani preferon Artiola Toskën, s’ka si të pëlqejë të madhen Celine Dion”.

Pas kësaj, nisën të vlonin lajmet që Albëria kishte fyer këngëtaren e muzikës popullore qytetare ndaj edhe ka reaguar menjëherë duke sqaruar njëherë e mirë konfliktin.

‘Mbrëmjen e kaluar e yfsf u tha se unë i paskam bërë diss Top Festit dhe paskam fol me ironi për miken time këngëtaren e mrekullueshme Artiolën.Kjo nuk ndodh kurrë!!! Do tju lutesha të kuptoni kur njeriu flet pa të keq dhe bën shaka.Sa i përket festivalit Top Fest mesa e di nuk bëhet më. Për Top Aëards nuk kam qenë prezente ndonjëherë .Ndodh njeriu për momentin harron për të përmendur edhe shumë festivale tjera të rëndësishme. Kjo jo për tu justifikuar por për dashurinë që kam për Artiolen dhe Top Median’-ka shkruar Hadërgjonaj.

edtert5e4t5.png

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717